Shqipëri - Shembet ura, automjetet përfundojnë në ujë - FOTO

Ura e Darëzezës në Fier është shembur ndërsa dy makina kanë përfunduar në lum.

Shkak për shembjen e urës është bërë një kamion i tonazhit të rëndë që ka kaluar në urë, e cila kishte një tonazh të përcaktuar.

Shembja e urës ndërpret komunikimin e banorëve të fshatit me fshatrat e tjerë të zonës dhe vjen vetëm pak ditë pas çeljes së sezonit turistik. Si pasojë, do të dëmtojë shumë edhe bizneset që ka kjo zonë bregdetar/RTV21/.