Një mjek duke kontrolluar grafinë e mushkërisë së një pacienti në QSUT. Foto> Gent Shkullaku/ LSA

Shqipëri, 17 persona të vdekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi së në 24 orët e fundit, 17 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në Shqipëri.

Në 24 orët e fundit, nga 3975 testime të kryera janë konfirmuar 1153 raste pozitive, ndërsa 928 persona raportohet të jenë shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 35 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar./A2