Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shpërndahen të gjitha fletëvotimet nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka bërë shpërndarjen e materialit kryesor zgjedhor për ditën e zgjedhjeve që pritet të mbahen gjatë ditës së nesërme.

Materiali që ka rëndësi të veçante është dërguar nëpër depot e komisioneve komunale të zgjedhjeve në 38 komuna.

Policia e Kosovës ka asistuar për përcjelljen e materialit të rëndësishëm.

Valmir Elezi zëdhënës i Komisionit Qëndron të Zgjedhjeve ka thënë se janë të gjitha fletëvotimet.

‘’Për zgjedhjet për kryetar të komunave janë shtypur 1 milion e 698 mijë e 600 fletëvotime, dhe po kaq edhe për zgjedhjet për kuvende komunale’’, ka thënë Elezi.

Po ashtu Elezi ka thënë që për këto zgjedhje janë shtypur me pak fletëvotime se sa ka votues.

‘’Edhe për këto zgjedhje, janë shtypur rreth 187 mijë fletëvotime më pak se votues apo rreth 10%. Kjo është një praktikë e ndjekur edhe në proceset e kaluara zgjedhore’’, ka thënë ai.