Shpend Maxhuni - Foto: KALLXO.com

Shpend Maxhuni dorëhiqet nga posti i Drejtorit të AKI-së

Shpend Maxhuni sot ka dhënë dorëheqje nga posti i Drejtorit të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.

Këtë e ka bërë të ditur Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka falënderuar Maxhunin për kontributin e tij në AKI.

Haradinaj po ashtu ka dekoruar Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut “me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut”.

“Kam pranuar dorëheqjen e Drejtorit të AKI-së, z. Shpend Maxhuni, nga funksioni i tij në krye të Inteligjencës kosovare. Z. Maxhunin e falënderova për bashkëpunimin profesional të deritashëm në mbrojtjen e sigurisë së vendit dhe popullit tonë. Për kontributin e tij në obligimet shtetërore dhe Institucionale e dekorova z. Maxhunin me Medaljen e Skenderbeut, me motivacionin për profesionalizëm dhe besnikëri në shërbim ndaj atdheut. Gjatë këtij mandati, Qeveria e Kosovës është angazhuar pandalë në forcimin e rendit dhe ligjit në vend dhe institucionet e sigurisë. Në këtë angazhim, roli i z. Maxhunit ka qenë i rëndësisë së veçantë dhe sot, AKI është një ndër institucionet më profesionale dhe më kredibile në vend dhe më gjerë”, ka shkruar Haradinaj.

Maxhuni kishte qenë Drejtor i Policisë së Kosovës para se të emërohej Drejtor i Inteligjencës.

Shpend Maxhuni, Drejtor i ri i AKI-së