Foto: Zyra e Presidentit
Shpend Maxhuni, Drejtor i ri i AKI-së
Presidenti Hashim Thaçi bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj sot kanë emëruar drejtorin e ri të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).
Duke u bazuar në Nenin 84 (21), në Nenin 94 (8) dhe Nenit 129 (3) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe Nenin 5 (3 dhe 5) të Ligjit nr. 03/L-063 për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, morën vendim për emërimin e z. Shpend Maxhuni, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, thuhet në komunikatën e Zyrës së Presidentit.
Shpend Maxhuni ishte emëruar drejtor i Policisë në vitin 2011, ndërsa është pjesë e Policisë së Kosovës që nga viti 1999.
Para Maxhunit, në postin e shefit të AKI-së ishte Driton Gashi i cili dha dorëheqja pas kërkesës së Kryeministrit Haradinajt për ta liruar detyrën pas aferës së deportimit misterioz të 6 shtetasve turq.