Shpend Ahmeti, kryetar i komunës së Prishtinës

Shpend Ahmeti komenton ndejën me zyrtarët e lartë të PDK-së

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka shkruar se pas anulimit të ndeshjes së FC Prishtinës ndaj Lincoln, për shkak se 8 futbollistë prishtinas dolën pozitiv me COVID-19, si komunë janë të gatshëm të testojnë klubin me teste serologjike.

“Si munden krejt lojtarët e FC Prishtina me dal negativ në IKSHP, dhe tetë me rezultu pozitiv në Gjibraltar. Si Komunë ofrojmë që të testojmë klubin me teste serologjike. Këtë e kemi ofruar edhe para shkuarjes por PCR është kërkuar me protokoll”, ka shkruar Ahmeti.

Por në këtë postim në Twitter, Ahmeti është përkujdesur që të komentojë edhe lajmin për ndejën e tij me zyrtarët e PDK-së.

“Qashtu si ty twitteri”, është komenti i Ahmetit me ironi kur është pyetur në këtë rrjet social në lidhje me ndejën me zyrtarët e PDK-së.

Shpend Ahmeti, është parë në një tavolinë me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Siç shihet në një video e postuar në rrjete sociale nga faqja Kosova Post, me këngë patriotike e me pije alkoolike në tavolinë, Shpend Ahmeti është së bashku me Abelard Tahirin e PDK-së e nënkryetarin e kësaj partie, Uran Ismaili.

Pamje: Shpend Ahmeti e zyrtarët e lartë të PDK-së shtrojnë tavolinën, dëgjojnë muzikë patriotike