Foto: KALLXO.com

Pamje: Shpend Ahmeti e zyrtarët e lartë të PDK-së shtrojnë tavolinën, dëgjojnë muzikë patriotike

Kryetari i Prishtinës dhe ish-kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, është parë në një tavolinë me zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Shpendi, Memli, Urani, Tahiri e Dardani, këta 'trimoshat' nuk ia dinë për Covid-19!

Shpend Ahmeti, Uran Ismaili, Dardan Sejdiu, Memli Krasniqi e Abelard Tahiri: në mes të pandemisë pa respektuar asnjë masë… Hipokrizia e politikanëve!A i kanë trutë në kokë, apo i kanë vaksinuar përpara, se që të janë kaq të pashpirt nuk na priste mendja kurrë!A jeni në dijeni se çfarë jeni duke bërë ?

Publiée par Kosovapost.net sur Lundi 17 août 2020

Siç shihet në një video e postuar në rrjete sociale nga faqja Kosova Post, me këngë patriotike e me pije alkoolike në tavolinë, Shpend Ahmeti është së bashku me Abelard Tahirin e PDK-së e nënkryetarin e kësaj partie, Uran Ismaili.

Nuk dihet nëse kjo video është bërë gjatë pandemisë apo para saj, por ajo që shihet është se personat që shihen aty nuk mbajnë masaka dhe distancë, siç parashihen me masat e qeverisë së Kosovës.

KALLXO.com ka tentuar të marr një konfirmim të kësaj mbledhje nga Shpend Ahmeti, Uran Ismaili e Abelard Tahiri, por ata nuk u janë përgjigjur thirrjeve dhe mesazheve të redaksisë.

Derisa sa ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ishte kritik ndaj PDK-së së Kadri Veselit.