Shoqëruesi i djalit të Pal Lekajt kërcënon ekipin e KALLXO.com

Djali i ministrit në detyrë, njëherit kandidatit për deputet nga AAK-PSD, Pal Lekaj, Astrit Lekaj e ka penguar ekipin e KALLXO.com, duke ju drejtuar me fjalët se “Unë po të njoh ty”, i ka thënë Lekaj njërit prej gazetarëve të KALLXO.com.

Ky veprim i tij erdhi pasi KALLXO.com raportoi për lëvizjet e shpeshta të tij nëpër qendrën e votimit në fshatin Novosellë e Epërme.

Ndërsa shoqëruesi i djalit të Pal Lekajt e ka kërcënuar ekipin e KALLXO.com duke ju thënë se nëse publikohet ndonjë fotografi e e tij ‘më mirë ngjitu në qiell’.

“Qona fotot në Whats-up ose në Facebook, qato që i bojshe. Në i paqi bo qomni. Qet telefon a banë me këput, veç me të vet diçka me bo mem dal veç një foto dikund e jemja më mirë n ‘qiell ngjitu”.

Derisa djali i Pal Lekajt, Astriti dëgjohet duke thënë ekipit të KALLXO.com, se “Leje se jam t`u e njohtë unë atë”.

Djali i Pal Lekajt me lëvizje të shpeshta në qendrën e votimit në fshatin Novosellë – VIDEO

KALLXO.com raportoi se në shkollën ‘Shtjefen Hoti’ në Novosellë të Epërme, djali i ministrit në detyrë, njëherit kandidat për deputet nga AAK-PSD, Pal Lekaj, Astrit Lekaj shihet duke lëvizur në ambientet e shkollës.

Ai e ka të vendosur një ID kartë të KQZ-së në cilësinë e vëzhguesit.

Ai gjithë kohën po vërehet duke lëvizur në ambientet e qendrës së votimit në këtë fshat.