Djali i Pal Lekajt me lëvizje të shpeshta në qendrën e votimit në fshatin Novosellë - VIDEO

Në shkollën ‘Shtjefen Hoti’ në Novosellë të Epërme, djali i ministrit në detyrë, njëherit kandidat për deputet nga AAK-PSD, Pal Lekaj, Astrit Lekaj shihet duke lëvizur në ambientet e shkollës.

Ai e ka të vendosur një ID kartë të KQZ-së në cilësinë e vëzhguesit.

Ai gjithë kohën po vërehet duke lëvizur në ambientet e qendrës së votimit në këtë fshat.