Shkakton aksident dhe i ikën Policisë, më pas arrestohet edhe për mbajtje të armës pa leje

Një person është arrestuar sot në Prizren, pasi i njëjti ishte përfshirë në një aksident trafiku me datën 19 dhjetor.

I dyshuari ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është ndaluar nga një patrullë policore në Prizren.

Gjatë kontrollit nga Policia, tek i dyshuari është gjetur një thikë luftarake me gjatës 11 centimetra.

“I dyshuari është shoqëruar ne stacionin e policisë në Prizren ku pas matjes me alkool-test ka rezultuar qe përmban 1.15 promil. Për rastin është njoftuar prokurori i Shtetit me udhëzimin e të cilit iniciohet rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.