Revolja e konfiskuar nga Policia e Kosovë në aksionin e 29 marsit 2018- Foto: Policia e Kosovës

Shëtitej me revole në Prishtinë arrestohet nga policia

Policia ka njoftuar se në rrugën “Anton Harapi” të Prishtinës ka arrestuar një person i cili po barte një armë. Sipas njoftimit zyrtarë i dyshuari ishte duke ecur në rrugë në momentin kur është ndaluar nga policia.

Pas kontrollimit të çantës policia ka zbuluar një revole me 4 fishekë “thuhet në njoftimin e policisë. I njëjti sqaron se personi i arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorisë është liruar në procedurë të rregullt.