Shërbimi Korrektues jep detaje për vdekjen e të burgosures në burgun e Lipjanit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një gruaje në Burgun e Lipjanit.

Shërbimi Korrektues ka bërë të ditur se ajo është vetëvrarë me jelekun e saj.

“Sot rreth orës 16:40, në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan ka bërë bërë vetëvarje me jelekun e saj duke e vendosur atë në dritare të dhomës e burgosura me inicialet E. R.”, thuhet në një njoftim për media.

Tutje është thënë se me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të qendrës, por përkundër përpjekjeve, nuk kanë arritur të kthejnë në jetë dhe si pasojë ajo ka ndërruar jetë.

“Që nga momenti i pranimit e dënuara ka qenë e vendosur në tretmanin e pranimit, gjegjësisht në regjimin fillestar sipas planit Operativ të SHKK-ës dhe Rekomandimeve dhe Udhëzuesve të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve”, thuhet më tej.

Shërbimi Korrektues po ashtu ka bërë të ditur se viktima është kontrolluar vazhdimisht nga psikologu dhe punëtorët social.

“E dënuara që nga momenti i pranimit në QKFL nuk ka pasur shqetësime, është kontrolluar vazhdimisht nga stafi shëndetësor psikologëja dhe punëtorja sociale dhe asnjëherë nuk ka shpreh shqetësime”, thotë njoftimi.

Viktima sipas Shërbimit Korrektues ishte e dënuar për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative”, përfundon njoftimi.

Vdes një grua e burgosur në Burgun e Lipjanit