Vdes një grua e burgosur në Burgun e Lipjanit

Një grua ka vdekur në Burgun e Lipjanit. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili tha se ajo ishte duke e vuajtur dënimin aty.

“Sot, më 20.06.2020, pak para orës 17, policia është njoftuar për një rast në Burgun e Lipijanit, ku një femër e cila ishte duke vuajtur dënimin aty, ka humbur jetën. Policia ka shkuar në vend-ngjarje dhe është duke e trajtuar rastin”, tha Krasniqi.

Ai nuk ka dhënë detja se si ka ndodhur rasti, por ka thënë se policia janë në vendin e ngjarjes.