Shefi i NATO-s në Prishtinë, nis takimin me presidenten Osmani - FOTO

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg dhe Osmani kanë fillimisht një takim të mbylluar dhe nga ora 16:10 pritet të mbajnë konferencë për media.

Takimi mes Osmanit dhe Stoltenbergut është në kuadër të turit të vizitave të këtij të fundit në Ballkanin Perëndimor.

Shefi i NATO-s filloi vizitën më datë 19 nëntor në Bosnje kurse pas Kosovës viziton Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Takim, Stoltenbergu do të ketë edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, teksa do të vizitojë edhe kampin e KFOR-it “Nothing Hill”.