Pamje nga mbledhja e KMAKI-së. Foto: KALLXO.com.

Shefi i AKI-së raporton në Komisionin parlamentar

Shefi i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti do të raportojë sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në Kuvendin e Kosovës.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë shtatë deputetë.

Kryetarja e komisionit, Ganimete Musliu konstatoi që mbledhja do të mbahet e mbyllur për media.

Raportimi i Ajetit vjen pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës ku më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, nga një sulm terrorist u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Pamje nga mbledhja e KMAKI-së. Foto: KALLXO.com.