Sërish tensione në Kuvend, sigurimi hyn në sallën plenare - VIDEO

Sërish ka pasur tensione në Kuvendin e Kosovës, pasi deputetë të partisë në pushtet dhe opozitës kanë filluar të shtyhen mes vete, kur Kuvendi vazhdoi një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është gjuajtur me shishe.

Në nisje të seancës deputetët e PDK-së, kanë sjellë pankarta të mëdha me fotografitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ku duken me hundë të madhe e me mbishkrimin “Zdravo” [Përshëndetje, në gjuhën serbe].

Kjo si revoltë e opozitës ndaj pushtetit, pas publikimit të disa audio-incizimeve ku dëgjohet shefja e deputetëve të LVV, Mimoza Kusari-Lila në një bisedë me ish-deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, në qershor të vitit të kaluar.

Deputetët kapen përsëri pas rikthimit në seancën e Kuvendit të Kosovës. FOTO: KALLXO.com

 

Lajm në përditësim…