Serbia të martën hap disa dyqane, në fillim të majit kafenetë dhe qendrat tregtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur sot se disa dyqane të Serbisë do të hapen nga java e ardhshme, pas mbylljes së tyre për shkak të coronavirusit.

Siç shpjegoi ai, dyqanet e zanateve, këpucëtarët, rrobaqepësit, mekanikët, dyqanet e mallrave teknike, materialet e ndërtimit do të jenë të hapura nga e marta.

“Dyqanet e tjera do të jenë të hapura më 27 prill nëse ato janë më pak se 300 metra katrorë. Këto janë sallone për flokë dhe sallone bukurie, palestra, por për ta do të kërkohet kërkesë e veçantë. Kurse, është planifikuar të hapen midis 3 dhe 10 majit hotelet, qendrat tregtare, trafik ndërurban, restorante dhe kafene”, shtoi Vuçiq, raporton b92.

Vuqiç u bëri thirrje të gjithë punëtorëve të ndërtimit që të martën të fillojnë të punojnë

“Për të filluar, ne kemi shumë projekte dhe do të kemi vepra kudo. Ne kemi filluar të punojmë për të kursyer investimet tona, për të cilat FMN tashmë ka thënë se do të jetë më i madhi në Evropë”, thotë Vuqiç.

“Ne do të kemi ekonominë më të mirë në të gjithë Evropën në fund të këtij viti dhe tjetër,” shtoi ai.

Kurse, Serbia konfirmoi 304 raste të reja të COVID-19 të shtunën, e cila sjell numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,994, nga të cilët 3,853 janë në spital.