Faton Selmanaj, LVV. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Selmanaj i LVV-së - Ramosajt: Qysh ndiheni kur shpenzuat në dreka e darka 60 mijë euro e në QKMF s’ka pambuk?

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, qendra në Deçan, Faton Selmanaj, ka thënë se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan nuk ka gjëra esenciale, siç është pambuku e alkooli. Në anën tjetër, ai ka thënë se Komuna e Deçanit ka shpenzuar mbi 60 mijë euro në dreka dhe darka zyrtare.

Ai ka pyetut kryetarin e kësaj Komune, Bashkim Ramosajn, se si ndihet për këtë gjë.

“Kryetari u ankua për buxhet të vogël, por nëse shohim buxhetin për dreka dhe darkat zyrtare, janë 60 mijë e 645 euro e 21 centë brenda vitit 2019. Deshta me pyet kryetarin, se qysh ndihesh me e shpenzu këtë shumë, domethënë 60 mijë e 645 euro e 21 centë e në anën tjetër, Qendra e Mjekësisë Familjare mos me qenë e pajisur me gjëra esenciale. Më ka ndodhë vetë personalisht, mbi tri herë kur kam shku nuk ka pasë as alkool, as pambuk”, ka thënë ai në “Jeta në Komunë”.

Por, Ramosaj ka pasur një përgjigje.

“Shpenzimet përgjatë krejt vitit, unë kam mendu që është më i madh, unë jam i kënaqur që kanë qenë vetëm kaq. Ndërsa, lista esenciale nuk është krejt kompetencë komunale”, tha ai.