Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sekretariati i KQZ-së u bën thirrje stafit të KQZ-së të vaksinohen

Burim Ahmetaj kryeshef ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, tha se nga data 1 gusht deri më 3 shtator, sekretariati iu është përgjigjur ftesës së apeleve të parashtruara në PZAP nga votuesit jashtë Kosovës.

Sipas tij PZAP-ja ka marr vendim për pranimin e 18 apeleve.

“Numri i kërkesave nga apelet të parashtruara deri më 1 shtator është 596 përgjigje. Nga rreth 600 ankues PZAP deri më 1 shtator ka marr vendim për pranimin e 18 apeleve të ankuesve ku ka detyruar KQZ-në që të përfshihen në listën votuesve jashtë Kosovës”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj gjithashtu ka njoftuar se duke u bazuar në situatën pandemike vazhdimisht iu është bërë thirrje stafit të KQZ-së duke e përfshirë edhe stafin jo permanent që është i angazhuar në këto zgjedhje të vaksinohen.

“Po ashtu edhe gjithë stafit të sekretariatit përmes drejtorëve të departamenteve  janë njoftuar se nga data 13 shtator e tutje nuk do të mund të hyjnë në objektet e KQZ-së pa e pasur një dëshmi se janë vaksinuar”, tha ai.

Ahmetaj tha se kanë marr masa që gjithë stafin që e kanë në terren në secilën komunë tu bëjnë thirrje që të vaksinohen.

“Jemi duke përgatit planin dhe tu bëjmë  thirrje subjekteve politike që kur të vjen periudha e nominimit të anëtarëve të këshillave të vendvotimeve mundësisht të na dërgojnë vetëm stafin apo personelin e vaksinuar në mënyrë që mos të kemi pengesa”, shtoi ai.

Ahmetaj tha se para se të filloj procesi zgjedhor ditën e zgjedhjeve do të ishte mirë që ta kenë edhe një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë që tu mundësohet gjithë trupave zgjedhor vaksinimi.