Seanca për buxhetin 2020, Kuvendi shkon në pauzë

Shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovë kanë shkuar në pauzë për të diskutuar për votimin e mocionit që do t’i mundësonte seancës të bëjnë shmangie të rregullores së Kuvendit

Kjo kërkesë ishte parashtruar nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në mënyrë që shqyrtimi i parë i projektligjit të bëhet qysh sot, si dhe komisioni për buxhet dhe Financa të mblidhet poashtu për t’i punuar amendamentet e kërkuara.

Përveç LDK-së dhe grupit parlamentar të 6+, në parim partitë opozitare nuk janë pajtuar.

Në lidhje më këtë shefat e grupeve parlamentare të Kuvendit janë mbledhur për të diskutuar për këtë çështje.

“Ju njoftoj që kryetarët e grupeve parlamentare kanë kërkuar 30 minuta diskutime shtesë pauzë. Seanca do të filloj në 17 e 20 përafërsisht”, tha Osmani.

Për të votuar një mocion që mundëson shmangien e rregullores, duhet 2/3 e votave të deputetëve.

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

LIVE – Kuvendi në seancë të jashtëzakonshme për buxhetin 2020

Publiée par Kallxo.com sur Samedi 14 mars 2020