Ende pa nisur, shtyhet seanca e Kuvendit

Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të nis në ora 10:00 nuk ka filluar shkaku i mungesës së kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti ka kërkuar pauzë 15 minutëshe.

“24 deputet në sallë kushtet nuk janë plotësuar për t`u votu pikat e rendit të ditës. Atë herë jep një pauzë 15 minutëshe me qëllim që të bëhet kuorumi nëse do të bëhet”, tha Haliti.

Edhe kryetati i Kuvendit Kadri Veseli, pas pauzës tha se brenda disa minutave do ta konstatojnë vendimarrjen.