Kuvendi i Kosovës

Deputetët e ‘bojkotojnë’ votimin, Kuvendi shkon në pauzë

Gjatë votimit të pikave të rendit të ditës edhe pse deputetët ishin prezent në sallë, disa nga ta bojkotuan votimin, çka e shtyri kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin të thërras mbledhje të Kryesisë.

Veseli, e ka quajtur paprecedent këtë bojkot duke thënë se më herët nuk ka ndodhur të ketë bojkote të tilla.

“Kemi një situatë të bojkotit të cilën realisht në rrethana të tilla unë duhet edhe një herë ta thërras kryesinë dhe duhet me pas parasysh që nuk ka votim. Është e pa precedentë më herët nuk ka pas bojkote të tilla. Shkojmë në pauzë 15 minuta pastaj e thërrasim seancën”, tha Veseli.

Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017 si dhe Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Noterinë, nuk u votuan.

Veseli tha se 83 deputet ishin ne sallë gjatë votimi në lexim të dytë të Projektligjit për Noterinë, por vetëm 49 deputet kanë votuar.