Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

(VIDEO) Asnjë mjekë në Ambulancën Specialistike në Ferizaj, qytetarët presin në korridor

Qytetarë ferizajas, janë indinjuar me mungesën e personelit mjekësor, në Ambulancën Specialistike të Spitalit në Ferizaj.

Spitalin e këtij qyteti. Në një kohë kur ata ishin në këtë Spital, aty s’kanë gjetur asnjë mjek. Për të dëshmuar situatën, njëri nga ta, mëngjesin e sotëm ka dërguar një video material në adresë të KALLXO.com.

Video-xhirimi tregon se asnjë mjekë nuk ka qenë në vend të punës në kohën kur ky qytetar ka shkuar për vizitë.

Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kërkuar përgjigje nga Spitali i Ferizajt, të cilët janë arsyetuar se personeli shëndetësorë kanë qenë në kohë të pauzës dhe se kontrollet mjekësore bëhet me termine.

“Pas konsultimit me stafin e ambulancave specialistike kuptova që ky xhirim është bërë në kohën e pauzës, e cila për ambulanca spacialistike është 11.00-11.30 gjatë së cilës kohë normalisht mjekët dhe infermieret nuk janë në vendin e punës. Përndryshe vizita dhe kontrollet bëhen me termine paraprake”, tha Riza Idrizi, mjek këtë spital.