Kuvendi vazhdon pauzën

Për orën 16:30 është kërkuar që deputetët të jenë në sallë për të vazhduar debatin në lidhje me  votimin e propozim vendimit të qeverisë së Kosovës për një ekip negociator.

Ekipi i KALLXO.com i cili po qëndron për të ndjekur seancën e cila ishte thirrur  për ditën e sotme në orën 09:00 me kërkesë të Kryeministrit Ramush Haradinaj, ka raportuar se edhe pas pauzës më shumë se tri orësh asnjë deputet nuk gjendet në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës po dështon të lajmëroj ekipet e gazetarëve të cilët po ndjekin vazhdimisht seancën.

Seanca  është shtyrë prapë prej orës 16:30 në 18:30.

Sipas njoftimit të kuvendit seanca do të vazhdoj pauzën për dy orë.

Salla e Kuvendit në orën 16:30