Ende pa filluar seanca e jashtëzakonshme, Kuvendi merr pauzë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se do ta shtyjnë seancën deri në orën 2:30, për arsyeje se nuk ka kuorum në sallë.

Veseli tha se për të filluar seanca e jashtëzakonshme duhen 2/3 e deputetëve, ndërsa sipas tij në sallë janë vetëm 52 deputet.

“Kisha kërkuar nga kryetarët e Grupeve Parlamentare që deputetët të vijnë në sallë se për seancë të jashtëzakonshme na duhen 2/3. Për arsye se jemi 52 e na duhen 80 veç me fillu. Fillojmë në ora 2 e 25 ose 2 e 30. Në moment që bëhemi 80 ne fillojmë”, tha Veseli.