Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Leposaviqit mbahet në një shkollë në Bistricë

Seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Leposaviqit është mbajtur këtë të enjte.

Seanca është mbajtur në shkollën fillore të mesme të ulët “Kadri Bistrica”, në fshatin Bistricë të kësaj komune, në pamundësi që mbledhjet të mbahen në objekt të Komunës.

Kjo seancë është thirrur nga kryesuesi i Kuvendit Komunal, Gorski Buric dhe kishte 4 pika të rendit të ditës: 1. Formimi i komisionit për politikë dhe financa, 2. Propozim-vendimi i kryetarit të komunës lidhur me çështjen e bashkëpunimit ndërkomunal mes komunës së Leposaviqit dhe asaj të Kamenicës, 3. Funksionalizimi i zyrës për komunitete në fshatin Bistricë dhe pyetje nga anëtarët e kuvendit.

Ndryshe, kjo është mbledhja e dytë e jashtëzakonshme e mbajtur nga Kuvendi Komunal i Leposaviqit, ndërsa kryetari, Lulzim Hetemi, ishte në lidhje përmes Viber-it.