Foto: KALLXO.com

Pasuria e kryetarit të Leposaviqit: Një shtëpi 65 metra katrorë dhe 35 ari tokë

Kryetari i komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, ka deklaruar se posedon një shtëpi prej 65 metrash katrorë dhe 35 ari tokë.

Vlerën e shtëpisë, ai e ka llogaritur 10 mijë euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, Hetemi nuk ka paraqitur ndonjë pasuri të luajtshme, para të gatshme apo detyrime financiare.

1 mijë e 260 euro i ka deklaruar si të hyra vjetore nga paga që e merr si kryetar komune.

Në Leposaviq sot (21.04.2024) po votohet për apo kundër shkarkimit të Hetemit nga pozita e kryetarit të Komunës.

I njëjti proces po mbahet edhe për kryetarët në Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicën e Veriut.

Deri në ora 11:00, sipas KQZ-së, në tri komunat veriore kanë votuar 85 persona, kurse në Zveçan nuk është regjistruar asnjë votues.

Linku për Deklarimin e Pasurisë së Lulzim Hetemit.

KQZ: Deri në orën 11:00 në tri komuna kanë votuar 85 persona, në Zveçan asnjë