Sa po zbatohet ndalesa për pirjen e duhanit në hapësira publike? - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet debati rreth zbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit.

Sa markete në Kosovë ia shesin duhanin një fëmije 12-vjeç në bazë të hulumtimit të Kallxo?

Sa do të zgjasë vullneti për të zbatuar Ligjin për kufizimin e pirjes së duhanit në të gjithë vendin?

Si është e mundur që asnjë komunë e Kosovës nuk ka dalë në përkrahje të fushatës për ndaljen e pirjes së duhanit në hapësira publike?

Sa dënime janë shqiptuar deri më tani dhe a ka amnisti për ata që perceptohen si pronarë ‘të fortë’ të kafeneve në Kosovë?

Të ftuar në debat janë:

Adriatik Stavileci, Dogana e Kosovës,

Faton Peci, Ministër i Bujqësisë,

Arian Vranica, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës,

Petrit Gashi, Drejtori i Inspektoratit komunal në Drenas,

Arben Lila, Qendra Kosovare për Zhvillim dhe Avokim.