Rusia ndërmerr një mori sulmesh ajrore në Ukrainë

Rusia ka lëshuar më shumë se njëzet raketa navigimi dhe dy drone në qytete në të gjithë Ukrainën të premten.

Në Uman, një qytet 215 km në jug të Kievit, dy raketa kanë goditur një bllok banesash, duke lënë të  vrarë të paktën 10 dhe plagosur 17 të tjerë, sipas policisë ukrainase. Tre fëmijë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat.

Ndërkohë, një grua 31-vjeçare dhe vajza e saj 2-vjeçare thuhet se u vranë në sulmet në qytetin lindor të Dnipro.

Sirenat e sulmit ajror janë dëgjuar rreth kryeqytetit në sulmin e parë kundër qytetit në gati dy muaj, me forcat ajrore të Ukrainës që rrëzuan 21 nga 23 raketa dhe dy drone sulmuese, sipas autoriteteve lokale.

Asnjë sulm nuk u raportua menjëherë, por fragmente nga raketat e kapura dhe dronët i kanë dëmtuar linjat e energjisë elektrike dhe një rrugë në një lagje të Kievit.

Nuk raportohet për viktima.

Sulmet vijnë pasi Ukraina dhe Rusia përgatiten për luftime të reja, me kryeqytetin Kiev duke grumbulluar trupa dhe pajisje, përfshirë tanke, përpara një ofensive të planifikuar pranverore.

Tri çanta trupash shiheshin pranë bllokut të banesave në Uman ndërkohë që tymi vazhdoi të dilte disa orë pas sulmit.

Ekipet e shpëtimit thanë se një fëmijë, i lindur në vitin 2013, ishte në mesin e të vdekurve. Një tjetër nga të vrarët ishte një grua 75-vjeçare në një ndërtesë fqinje, e cila pësoi gjakderdhje të brendshme nga vala e goditjes, thanë shërbimet e urgjencës.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka thënë se sulmet i treguan botës se duhej të vepronte kundër Rusisë.

“E keqja mund të ndalet me armë – mbrojtësit tanë po e bëjnë këtë. Dhe mund të ndalet me sanksione – sanksionet globale duhet të rriten”, ka deklaruar Zelenskyy përmes një postimi në Twitter.

Tutje, Zelenskyy ka shtuar se gjithsej 10 objekte janë dëmtuar nga goditjet shkatërruese.

Ushtarët, civilët dhe ekuipazhet e emergjencës kanë punuar gjatë gjithë natës për të shpëtuar më shumë viktima, ndërsa banorët shpëtuan gjithçka që mundën nga rrënojat.

Në Kiev, sirenat e sulmit ajror kanë filluar rreth orës 4 të mëngjesit dhe alarmi ka përfunduar rreth dy orë më vonë.

Sulmi ishte i pari në kryeqytet që nga 9 marsi.

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës, Valerii Zaluzhnyi, ka thënë se raketat ruse u qëlluan nga avionët që operonin në Detin Kaspik.

Objektivat e Rusisë nuk ishin menjëherë të qarta.

Moska zyrtare ka thënë se nuk ka në shënjestër civilët, megjithëse më parë ka nisur sulme në infrastrukturën civile, si objektet energjetike.

Mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur në të gjithë Ukrainën që nga fillimi i pushtimit në shkurt të vitit të klauar./Euronews

Përgatiti: Nuhi Shala