Rusi, arrestohet gazetari i medias amerikane Wall Street Journal

Gazetari i medias amerikane Wall Street Journal, Evan Gershkovich është arrestuar në Rusi nën dyshimin për spiunazh, ka njoftuar Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë  raporton CNN.

Agjencia shtetërore e lajmeve TASS raportoi se gazetari u arrestua në Yekaterinburg, në anën lindore të maleve Ural.

Sipas deklaratës, Gershkovich u arrestua “ndërsa përpiqej të merrte informacion sekret” në lidhje me “aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial rus”.

Evan Gershkovich ka jetuar në Moskë për rreth gjashtë vjet, duke raportuar për ngjarjet në Rusi dhe Ukrainë për gazetën amerikane ‘The Wall Street Journal’.

Ai ka punuar më parë për “Agence France-Presse”, The Moscow Times dhe The New York Times. Artikulli i fundit i Gershkovich u publikua nga The Wall Street Journal më 28 mars.