Berat Rukiqi - Foto: REL

Rukiqi: Vaksinat për COVID-19 nuk duhet të blihen me Fondin për Rimëkëmbje, por me fond tjetër

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës ka thënë në një konferencë për media se vaksinat për COVID-19 nuk duhet të blihen me Fondin për Rimëkëmbje.

Sipas Rukiqit, Fondi duhet të ndahej në fonde që do të ndihmonin bizneset sepse sipas tij me politika sociale nuk bëhet rimëkëmbja ekonomike.

“Nuk po them që vaksinat s’duhet të blihen, por jo me Fond për Rimëkëmbje Ekonomike. Duhet të blihen me fond të veçantë sepse nuk kanë të bëjnë me rimëkëmbje, e as pensionet sepse janë politika sociale, nuk jemi kundër por nuk bëhet rimëkëmbja me këto. Ne realisht kemi mënuar që këto 200 milionë euro do të alokohen në sektorë që do të krijonin vende për punësim e do të mbështeteshin bizneset që kanë pasur vështirësi. Sidomos për pagat kemi pritur që të jetë dhjetëfish më e lart”, ka thënë Rukiqi.

Bizneset të pakënaqura me Fondin për Rimëkëmbje

Qeveria miraton masat për rimëkëmbje në vlerë prej 222.4 milionë euro