Berat Rukiqi - Foto: REL

Rukiqi: Barrën sociale të pandemisë po e paguajnë bizneset

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar pas vendosjes së masave të reja nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19.

Por këto vendime po prekun edhe bizenset e vendit, pasi që sipas Rukiqit, ka presion të jashtëzakonshëm nga bizneset për organizimin e protestave dhe formave të tjera të kundërshtimeve për stërzgjatjen e miratimit të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe vendimeve të fundit që lidhen me menaxhimin e pandemisë.

“Barrën sociale të pandemisë po e paguajnë bizneset. Gjendja e bizneseve çdo ditë e me shumë po përkeqesohet”, ka shkruar Rukiqi.

Ai tutje ka shtuar se nëse nuk ka miratim të ligjit për rimëkëmbjen ekonomike dhe nëse vazhdohen të merren masa për menaxhimin e situatës me pandeminë, pa asnjë konsult me bizneset, protestat mbesin rruga e vetme për të kërkuar seriozitet institucional në sigurimin e mbijetesës së bizneseve.