Rrugët e bllokuara, qytetarët hynë e dalin në këmbë në kufirin Kosovë - Serbi (VIDEO)

Numër i madh i qytetarëve janë parë gjatë ditës së sotme të cilët kanë hyrë nga pika kufitare Jarinjë, nga Serbia në Republikën e Kosovës.

Të njëjtit po hynë në këmbë nga kjo pikë për shkak të bllokimit të rrugës nga ana e qytetarëve serb të cilët po shprehin pakënaqësinë e tyre në lidhje me vendimin për reciprocitetin e tabelave të veturave.

Në hyrje të të gjitha pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë automjetet duhet të vendosin tabelat e përkohshme të Kosovës.

Ky bllokim i pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak është që nga dita e hënë kur edhe filloi zbatimi i masës së reciprocitetit të tabelave të veturave.

 

Krejt çka ndodhi brenda pesë ditëve në veriun e Kosovës

 

Pamje nga pika kufitare në Jarinjë (VIDEO)