Pamje nga pika kufitare në Jarinjë (VIDEO)

Situata në pikën kufitare të Jarinjës vazhdon të jetë e qetë edhe gjatë ditës së sotme.

Për dallim nga mbrëmë ku nuk pati numër të madh të qytetarëve mëngjesin e sotëm ka më shumë.

KALLXO.com ka pesë ditë që po qëndron në pikën kufitare në Jarinjë.

Ekipet policore pak minuta më parë kryen edhe ndërrimin me kolegët e tyre të cilët kanë qëndruar gjithë natën në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak.

Bllokadat në Jarinjë dhe Bërnjak kanë fillaur nga dita e hënë kur Ministria e Punëve të Brendshme vendosi masën e reciprocitetit për targat plotësuese.

Më poshtë gjeni pamje të gjendjes në Jarinjë: