Ilustrim
Rruga "Dëshmorët e Kombit" në Veternik mbetet pa ujë për shkak të një defekti në gyp
31.8.2023 - 12:19
Sot në mëngjes, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Veternik, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” e ka ndalur ujin e pijshëm për shkak të një defekti në gypat e ujit.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
“Ju njoftojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit jemi detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë të pijshëm në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, për shkak të një defekti në gypin e ujit” – ka deklaruar Mjeku
Ajo më tej ka treguar se ekipet e mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes dhe se ujë nuk do të ketë deri në riparimin e defektit.
“Rregullimi i problemit vetëm se është në përfundim dhe funksioni i ujit të pijshëm në këtë pjesë do të kthehet së shpejti” – ka konfirmuar ajo.