Rron Gjinovci u shoqërua në polici pas organizimit të ekspozitës “Plagjiatura e Ministrit të Arsimit”

Drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci është shoqëruar në polici për shkak të një ekspozitë të organizuar për ministrin e Arsimit, Ramë Likaj.

Ai ka njoftuar për këtë në “Facebook” duke thënë se nuk e di pse është shoqëruar në polici.

Pak minuta më vonë ORCA përmes një njoftimi për media tregoi arsyet e shoqërimit të Gjinovcit dhe lajmëroi se është liruar.

“Rron Gjinovci u lirua nga stacioni i policisë pasi u konstatua nga prokurori kujdestar se aktiviteti i sotëm nuk kishe elemente të asnjë vepre penale. Atij iu shqiptua vërejtje verbale për mosrespektim të procedurave për lajmërimin e aktivitetit”, është bërë e ditur.

ORCA thotë se shoqërimi në polici i Gjinovcit është politik.

“Vlen të theksohet se kjo po ndodh për herë të parë në përvojën tonë të gjatë të organizimit të aktiviteteve të ngjashme protestuese. ORCA dyshon se kjo është e motivuar politikisht nga Qeveria aktuale dhe Ministri i Brendshëm Agim Veliu, të cilët po mbrojnë kolegun e tyre plagjiator Ministrin e Arsimit Ramë Likaj”, thuhet më tej.

Sot, ORCA ka organizuar ekspozitën “Plagjiatura e Ministrit të Arsimit”.

ORCA organizon ekspozitë “Plagjiatura e Ministrit të Arsimit”.

..