Ilustrim

Rritet në 63 numri i të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

Është rritur në 63 numri i të vdekurve nga zjarri në një ndërtesë shumëkatëshe të enjten në Johanesburg, qytetin më të madh të Afrikës Jugore, njoftuan autoritetet.

Shërbimi Emergjent i Johanesburgut tha se mbi 40 persona të tjerë u lënduan nga zjarri, i cili u ndez në orët e hershme të 31 gushtit.

“Tani i kemi 63 të vdekur dhe 43 të lënduar, të cilën janë dërguar në qendra të ndryshme spitalore”, tha zëdhënësi i Shërbimit Emergjent, Robert Mulaudzi.

Mulaudzi tha një operacion i kërkimit ka nisur tashmë, dhe se ka gjasa që numri i viktimave të rritet.

Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë, theksoi ai.

Autoritetet thanë se zjarri është shuar në masë të madhe, por tymi ende është duke dalë nga dritaret e ndërtesës së nxirë në qendër të Johanesburgut.

Ende nuk është e qartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që ndërtesa është evokuar plotësisht tashmë.

Mulaudzi theksoi se ndërtesa ishte “një vendbanim joformal” ku njerëzit e pastrehë ishin vendosur në kërkim të akomodimit pa ndonjë marrëveshje kontrate formale. Sipas tij, kjo e ka bërë të vështirë kërkimin e njerëzve në ndërtesë.

Në ndërtesë mund të kenë qenë duke jetuar rreth 200 njerëz, sipas dëshmitarëve./REL