Rrahman jasharaj mungon ne komision

Rrahman Jasharaj nuk merr pjesë në takimin mes SBAShK-ut dhe ministrave në Komisionin për Arsim

Sot është paraparë që Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të diskutojë lidhur me grevën e përgjithshme në arsim me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe kryetarin e SBAShK, Rrahman Jasharaj, mirëpo ky i fundit ka munguar në këtë takim.

Në fotot që i ka siguruar KALLXO.com shihet që Jasharaj nuk është pjesë e këtij takimi, por vetëm një pjesë tjetër të SBAShK-ut.

Rrahman jasharaj mungon në takimin mes SBASHK-ut me Komisioni për Arsim dhe me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati/ FOTO: KALLXO.com

Këtë të mërkurë në takimin mes SBAShK-ut dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport kishte pasur përplasje qëndrimesh mes Deputeti të Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha dhe kreut të SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.

Deputeti Basha e kishte akuzuar Jasharajn se po i mban peng fëmijët, duke vijuar greva në shkolla, ndërsa Jasharaj i ishte drejtuar Bashës duke i thënë këtij të fundit se ai është fajtor për gjendjen e krijuar.

Greva e përgjithsme në sektorin publik ka filluar nga data 25 gusht dhe deri tani ende nuk është arritur një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBAShK-ut.

Megjithatë, në disa shkolla të Kosovës mësimdhënësit e kanë ndërprerë grevën dhe e kanë filluar mësimin.