Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci viziton ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë Foto: KALLXO.com/ 13.06.2024

Ministrja Nagavci e viziton ekspozitën 'Reporting House' - FOTO

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka vizituar të enjten (13.06.2024) ekspozitën “Reporting House”.

Ajo pati mundësinë të shoh nga afër video materialet, fotografitë e veprat të cilat lidhen me luftën e fundit në Kosovë.

“Reporting House” apo “Shtëpia e Gazetarëve” u hap zyrtarisht  më 10.06.2024, në ish-shtëpinë e mallrave “Gërmia” në Prishtinë.

E prodhuar nga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, ekspozita prezanton punën e gazetarëve, fotografëve dhe artefakte të punonjësve të mediave, punë këto që vendosen krahas veprave të artit bashkëkohor që reflektojnë mbi ndikimin e luftës në dekadat që pasuan.

Si pjesë e kësaj ekspozite prezantohen rreth 150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuar me xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 nga BBC, Das Erste (TV publik gjerman), Nippon TV (NHK, TV publik japonez), RTE (TV publik irlandez), EO 2 Vandaag (TV publik holandez), Tele 5 (TV spanjoll) dhe Frontline Television News.

Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës kanë marrë pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ambasadorë të vendeve mike e udhëheqës misionesh ndërkombëtare në Kosovë.

Pamje nga vizita e ministres Nagavci në “Reporting House”:

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci viziton ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë
Foto: KALLXO.com/ 13.06.2024