Ilustrim

Dy punëtorët në Ferizaj u lënduan deri sa po mbushnin shtylla me beton 

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore deri sa ishin duke punuar në një banesë në rrugën “Gzim Sahiti” në Ferizaj. 

KALLXO.com ka kërkuar detaje nga policia në Ferizaj të cilët kanë hapur rastin për asgjësim, dëmtim apo heqje të pajisjeve mbrojtëse. 

Kanun Veseli zëdhënës në Policinë e Rajonit të Ferizajt ka thënë për KALLXO.com se dy punëtorët u lënduan deri sa po mbushnin dy shtylla me beton. 

“Rasti është raportuar dje (29.06.2024) dy persona kanë pësuar lëndime derisa kanë qenë duke punuar në një banesë në ndërtim e sipër. Lëndinet janë shkaktuar nga pompa e betonjerkës, derisa kjo e fundit ishte duke i mbushur me beton disa shtylla”- ka thënë Veseli për KALLXO.com.

Tutje ai shtoi se dy punëtorët janë dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas janë liruar në shtëpi. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknika e stacionit policor. 

përveç policisë në vendin e ngjarjes sipas Veselit kanë dalë edhe inspektorët e punës ndërsa për të gjitha veprimet është njoftuar edhe prokuroria e Ferizajt.