Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Në një video në rrjete sociale u panë duke u kacafytur dy persona, Policia i interviston
30.6.2024 - 10:50
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shihen dy persona duke u kacafytur në mes veti, njësiti i hetimeve më datë 29.06.2024 ka intervistuar të dyshuarin dhe ankuesin.
Rasti ka ndodhur në Gazimestan, magjistralja Prishtinë–Mitrovicë më 28.06.2024 rreth orës 14:15.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.