Rrahje në Prishtinë, Policia konfiskon një karikator dhe 7 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar një rrahje dje në orët e mbrëmjes në Prishtinë.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës dhe 7 fishekë si dhe është identifikuar një veturë me të cilën dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjës.

Me urdhër të prokurorit është bastisur shtëpia e dy të dyshuarve në të cilën janë gjetur pesë fishekë dhe një palë pranga.

Rasti është duke u hetuar.