Ilustrim, Gëzhoja plumbash

Han i Elezit, një person gjen mbi 100 fishekë në punëtorinë e tij

Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se në punëtorinë e tij për përpunimin e drurit ka hasur në disa fishekë.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për 113 fishekë, 7 gëzhoja dhe katër predha të kalibrit 7.62 milimetra, të cilat janë sekuestruar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:00.

“Nuk raportohet për të arrestuar”, ka njoftuar PK.