Arrestohen katër persona, sekuestrohen dy pistoleta, nëntë fishekë, 282 gëzhoja

Janë arrestuar katër persona për arsye se derisa kanë qenë në shtëpinë e njërit prej të katër arrestuarave kanë shtënë me armë zjarri.

Nga ana e të dyshuarave janë konfiskuar dy pistoleta, një armë automatike, nëntë fishekë si dhe 282 gëzhoja të kalibrave të ndryshme.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lubizhdë të komunës së Malishevës.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po vazhdon të hetohet.