Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Rrahje në mes të disa personave në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje me 24.02.2024 tre persona dyshohet se janë përfshirë në një rrahje, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa njësitet policore rreth vendit të ngjarjes në një lokal kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 3 fishekë 6mm, që dyshohet se janë përdorur.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.