Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Rrahje mes vete, arrestohen vëllezërit në Gjakovë

Dy persona, vëllezër mes vete janë arrestuar nga policia gjatë ditës së djeshme.

Rasti është regjistruar në Gjakovë ndërsa policia ka hapur rast për vëllezërit dhunë në familje.

Kjo pasi që të njëjtit sipas policisë fillimisht dyshohet se kishin një mosmarrëveshje mes vete.

E më pas të njëjtit dyshohet se kishin nisur të sulmonin njëri- tjetrin.

Policia ka njoftuar se nuk është raportuar për lëndime në këtë rast.

Dy vëllezërit janë intervistuar ndërsa për ngjarjen ishte njoftuar edhe prokuroria e shtetit.

Me vendim të prokurorit kujdestar dy vëllezërit janë liruar në procedurë të rregullt.