Policia e Kosovës

Rrahje mes tetë personave në Podujevë, arrestohen tre prej tyre

Policia e Kosovës njofton se tetë persona pas një mosmarrëveshje, janë rrahur mes vete në Podujevë.

Sipas njoftimin të Policisë, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të përfshirët në rast janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, tre prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Rasti i cili vazhdon të hetohet, ka ndodhur dje rreth orës 13:00 në fshatin Pollatë të komunës së Podujevës.