Ilustrim

Rrahje mes disa personave në rrugën 'Isa Kastrati" në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona të dyshuar, pasi të njëjtit janë përfshirë në rrahje me një person tjetër.

Ngjarja siç njofton Policia ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘’Isa Kastrati’’ në Prishtinë.

Tre personat e dyshuar kishin sulmuar viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Si pasojë e sulmit që ka pësuar, viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin policia ka intervistuar të dyshuarit e përfshirë në rrahje, dhe me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajte për veprën penale ‘’lëndim i rëndë trupor’’.