Ilustrim

Rrahje mes antarëve në një familje në Prishtinë

Një rrahje mes anëtarëve të një familje ka ndodhur mbrëmë në  Prishtinë.

Policia ka njoftuar se ka hapur një rast për dhunë në familje, rast ky i cili ka ndodhur mbrëmë pas mesnate.

Policia ka bërë të ditur se në lidhje me këtë rast ka arrestua dy persona të dyshuar një burrë dhe një grua, të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit për këtë rast janë dërguar në mbajtje.