Rikthehet në shtëpi i shëruar Enver Xhokli, i lënduari në eksplodimin në Ferizaj

Enver Xholki është rikthyer nga Austria në Kosovë i shëruar.

Xhokli ishte njëri nga të lënduarit në ekspoldimin në Ferizaj në muajin janar të këtij viti.

Ardhjen e të shëruarit në Kosovë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“Trajtimi i tij është bërë po ashtu në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë. Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë dhe përkrahjen e Kancelarit austriak, z. Sebastian Kurz”, ka shkruar Ministri në facebook.

Ai u shpreh falënderues për të gjithë kontributdhënësit në trajtimin dhe kujdesin e të lënduarve në këtë eksplodim.

Vdes vajza e cila ishte lënduar nga shpërthimi në Ferizaj

 

Javë më parë, i shëruar u rikthye në Kosovë edhe Fidan Gashi.

Fidan Gashi kthehet i shëruar nga Austria, ishte nga të lënduarit në eksplodimin në Ferizaj